Manaj sërish hero i Sivassporit, shënon për fitoren e madhe

Rey Manaj ka qenë hero i Sivassporit në kuadër të xhiros së 28-të në Ligën e Parë të Turqisë. Sulmuesi shqiptar ishte ittullar ndaj Serik spor, ku Sivasspor arriti fitore minimale 0-1. Golin e vetëm e shënoi Manaj në pjesën e dytë duke konfirmuar formën e shkëlqyer. MAÇ SONU | Serik Spor Futbol A.Ş. 0-1 Özbelsan Sivasspor #SERvSVS | #GösterGücünü ❤️? pic.twitter.com/O0IKuXfzf7 — Sivasspor (@Sivasspor) March 1, 2026 Në pesë ndeshje me fanellën e Sivasspor, Manaj ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në një tjetër, teksa sot ishte edhe kapiten i skuadrës. Mekëtë fitore Sivasspor ngjitet në pozitën e 13-të në Ligën e Parë me 38 pikë, teksa vazhdon të mbajë shpresa për Play-Off për inkuadrim në Superligë. /Telegrafi/