Drejtorit të Policisë së Tiranës, Elton Alushi është shkarkuar ditën e sotme nga detyra. Ky vendim ka ardhur menjëherë pas shkarkimit të Ilir Prodës. Pezullimi i tij, vjen në kuadër të protestës kombëtare të opozites, në të cilën nuk u garantua siguria e jetës së qytetarëve. Gjatë protestës së ditës së djeshme, protestuesit kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarre drejt ish-rezidencën e diktatorit Enver Hoxha. Në ato momente brenda godinës ndodheshin shtetas të huaj./noa.al/