Sharon dhe Kelly Osbourne nderojnë Ozzy-n me një fjalim prekës në BRIT Awards

Në një nga momentet më emocionale të ndarjes së çmimeve BRIT të së shtunës, Sharon Osbourne dhe vajza e saj Kelly nderuan Ozzy-n me një fjalim prekës, ndërsa ai u vlerësua me Çmimin për Arritje Jetësore. Dyshja u prezantua nga Dolly Parton, e cila dërgoi një mesazh të pararegjistruar nga Nashville, përpara se Robbie Williams të performonte së bashku me anëtarët e grupit të Ozzy-t, duke i bërë një homazh të denjë ikonës së rock-ut. Ozzy Osbourne, ish-vokalisti i Black Sabbath, ndërroi jetë në korrik të vitit të kaluar në moshën 76-vjeçare, vetëm dy javë pasi dha një koncert lamtumire në qytetin e tij të lindjes, Birmingham, shkruan DailyMail. Sharon e përshkroi bashkëshortin e saj me fjalët: “Egomaniakun më të përulur që mund të takoni ndonjëherë”, ndërsa Kelly e mbështeti gjatë fjalimit. Sharon i tha audiencës: “Jam e nderuar që pranoj këtë çmim nga bashkëshorti im i mrekullueshëm, këtë Çmim për Arritje Jetësore. Zoti e di, do të doja që ai të ishte këtu për ta pranuar vetë”. Ajo vazhdoi duke treguar se e dinte se Ozzy nuk pëlqente fjalimet e gjata, por nuk mundi të mos ndante kujtime dhe rrëfime për arritjet e tij, duke emocionuar publikun dhe duke kujtuar trashëgiminë e jashtëzakonshme të ikonës së muzikës rock. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com