Elijona Binakaj ka bërë një reagim në rrjete sociale pasi u rendit e dyta në Big Brother VIP Kosova 4. Ajo thotë se ka sakrifikuar shumë për të arritur deri këtu, një rrugëtim që për të nuk ishte i lehtë. E njëjta gjithashtu falënderon të gjithë për përkrahjen që i kanë bërë gjatë këtyre muajve. Foto: Instagram Postimi i plotë i Elijonës (pa ndërhyrje): “Faleminderit per vendin e dyte si finaliste e @bigbrothervipkosova nga thellesia e zemres sime Faleminderit qe me keni pare duke u rritur Ky vend i dyte per mua nuk eshte thjesht nje pozicion. Eshte nje histori sakrifice, lotesh, force dhe dashurie. Eshte deshmi e nje rruge qe nuk ishte gjithmone e lehte, por qe ia vlejti cdo sekonde. Kam kaluar momente te forta, kam qare e kam qeshur me gjithe shpirt, kam dyshuar ne veten time por kurre nuk u dorezova! Dhe arsyeja ishit ju Cdo vote e cdo mesazhme ka dhene force kur ndihesha e lodhur. Ju me ngritet kur ndihesha e rrezuar. Ju me bete te besoj edhe me shume ne veten time. Vendi i dyte per mua ka peshen e nje fitoreje te madhe, sepse eshte i ndertuar mbi dashurine tuaj. Dhe kjo dashuri nuk matet me renditje. Jam pafund mirenjohese qe e perjetova kete rrugetim me ju Ju dua me gjithe zemer EDHEEEE PO”. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Elijona Binakaj (@elijona)