Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca , ka dënuar ashpër sulmet e regjimit iranian ndaj bazave ushtarake amerikane dhe vendeve partnere në Lindjen e Mesme. Përmes një postimi në platformën X, Konjufca ka theksuar se sulmet e fundit ndaj zonave civile në Jerusalem, ku sipas raportimeve kanë humbur jetën të paktën nëntë persona, si dhe sulmet pa dallim që kanë shënjestruar zona komerciale dhe rezidenciale në Emiratet e Bashkuara Arabe, përbëjnë një shpërfillje të rrezikshme ndaj jetëve të pafajshme dhe stabilitetit rajonal. LIVE: Kush u vra përveç Ajatollah Ali Khameneit? Gjithçka nga sulmet e Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit “Kosova qëndron fuqishëm përkrah aleatëve tanë amerikanë dhe partnerëve tanë në rajon kundër veprimeve që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar”, ka shkruar ai./Telegrafi/ I strongly condemn the Iranian regime’s attacks against U.S. military bases and our partner countries in the Middle East. Today’s strikes on civilian areas in Jerusalem, which killed at least 9 people, as well as the indiscriminate attacks targeting commercial and residential… — Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) March 1, 2026