Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit

Pas deklaratës së babait të Selin për Mirin ku e ka akuzuar si ‘pervers’ ka reaguar për herë të parë vëllai i Mirit. I ftuar në “Fan Club”, ai tha se “familja e tyre është e qetë pasi e njohin Mirin shumë mirë”. “Për asnjë familjar nuk është e hijshme të flasësh keq, por ne jemi të bindur që nuk janë të vërteta, jemi të qetë, e njohim Mirin shumë mirë. Në shtëpinë e Big Brother janë të gjitha gjërat në kontekstin e lojës, duke krijuar situata, dinamika, për të dalë në Prime dhe me dalë fitues”, tha vëllai i Mirit. Foto: YouTube Moderatorja Kiara Tito e ka pyetur nëse ata i kanë përjetuar fjalët e babait të Selin. “Nuk është se na erdhi mirë, e menduam më qetë, me gjakftohtësi. E dimë që nuk është e vërtetë, është lojë, s’ka pse të merren gjërat me tendencë. Nuk jam dakord që publiku të gjykojë, të japë një gjykim që ky është kështu, pa e njohur”, tha vëllai i Mirit. “Që kur mori vendimin që do hynte, u thamë prindërve që është lojë dhe nuk duhet t’a marrin shumë seriozisht. Është për një qëllim, e ka personale, nuk kemi pse të mendojmë se është e vërtetë. Miri nuk është perfekt, bën gabimet e veta, bën të mirat e veta. Miri është është shumë mirë, po bën një lojë korrekte, nuk ka cenuar askënd”, tha mes tjerash. Miri dhe Selin tashmë kanë bërë një shkëputje sa i përket lojës së tyre në Big Brother. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com