Gjuriq: Serbia mbështet deeskalimin urgjent të tensioneve në Lindjen e Mesme
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, njoftoi se Serbia mbështet deeskalimin urgjent të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe dënon fuqishëm sulmet e Iranit ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve të Gjirit.