BE shqetësohet për dhunën gjatë protestës së PD-së në Tiranë

Delegacioni i Bashkimi Europian në Shqipëri ka reaguar lidhur me protestën e djeshme të Partia Demokratike në Tiranë, duke shprehur shqetësim për aktet e dhunës që rrezikojnë jetët e njerëzve. Në një deklaratë të publikuar për mediat, Delegacioni i BE-së kujton se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike dhe duhet të ushtrohet me përgjegjësi, në respekt të sundimit të ligjit dhe sigurisë së të gjithë individëve. “Ne shprehim shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë që rrezikojnë jetët njerëzore”, thuhet në deklaratë. Delegacioni i BE-së u bën thirrje aktorëve politikë të tregojnë përmbajtje dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive, duke theksuar rëndësinë e reformave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Ne mbështesim angazhimin konstruktiv në dritën e reformave të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së”, përfundon deklarata e Delegacionit.