Klodi pas Big Brother: Nuk kam fjalë të ju falënderoj për gjithë dashurinë e mbështetjen në këtë rrugëtim

Klodian Mihaj ka reaguar për herë të parë me një postim në rrjete sociale, pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 4. Si finalist i katërt, ai shprehet mirënjohës dhe falënderues për të gjithë mbështetjen. Ai thotë se ka hyrë brenda si vetja dhe se kjo do të mbetet një nga gjërat më të bukura në jetën e tij. Foto: Instagram Postimi i plotë i Klodit (pa ndërhyrje): “Nuk kam fjalë me ju falënderu sa duhet për gjithë dashninë dhe mbështetjen që më keni dhënë gjatë rrugëtimit tim në Big Brother VIP Kosova 4. Çdo mesazh, çdo votë, çdo fjalë e mirë nga ju ka qenë forcë për mua në momentet më të vështira. Kam hyrë aty si vetja ime, me zemër të hapur, dhe fakti që ju më keni pranuar dhe më keni qëndruar pranë do të mbetet gjithmonë një nga gjërat më të bukura në jetën time. Ky nuk është fundi, por vetëm fillimi i një kapitulli të ri… dhe jam shumë i lumtur që ju kam me vete në këtë rrugëtim. Ju dua shumë”. /Telegrafi/ Foto: Instagram