Arsenali i ka marrë pikët e plota në shtëpi ndaj Chelseas, në kuadër të xhiros së 28-të në Ligën Premier. “Topçinjtë” e mposhtën rivalin lokal me rezultat 2-1, sfidë ku të gjitha golat hynë nga rivëndjet këndore. Gabriel asistoi për mrekulli për Willian Saliban, që shënoi me kokë për të kaluar Arsenalin në epërsi (21’). Vendasit lehtë mund të shënonin edhe golin e dytë por që si Timber ashtu edhe Gyokeres dështuan nga afërsia. Kur askush s’e priste, Chelsea arriti të barazonte. Në fakt ishte autogol. Pierre Hincapie shënoi me kokë në përpjekje për ta devijuar harkimin e Recce James (45+2’). Pjesa e dytë ishte më e qetë. Ishte prapë Arsenali që shënoi – këtë herë përmes Timber pas një rivendje këndore (66’). Situata për Chelsean u përkeqësua shkaku që Pedro Neto mori kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë u përjashtua nga loja. Sidoqoftë, në minutën e fundit Alejandro Garnacho kishte rastin për ta barazuar mirëpo Raya me një super pritje ia mohoi golin. Në fakt mysafirët barazuan përmes Dalip, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje (90+6'). Kësisoj, Arsenali mbledhë 64 pikë ndërsa Chelsea zë pozitën e gjashtë me 45 sosh. /Telegrafi/