Goditet spitali në Teheran

Agjencia iraniane e lajmeve ISNA raporton se spitali Gandhi në veri të Teheranit është shënjestruar nga sulmet ajrore, në ditën e dytë të një fushate ajrore amerikano-izraelite kundër regjimit iranian. “Spitali Gandhi i Teheranit u sulmua nga sulmet ajrore sioniste-amerikane”, raporton ISNA, ndërsa agjencitë Fars dhe Mizan publikojnë një video, të paraqitur si nga brenda objektit, ku shihen mbeturinat në dysheme midis karrigeve me rrota. Në sulmin ajror izraelit0-amerikan kanë mbetur qindra persona të vrarë në Irani, derisa të vrarë dhe plagosur ka edhe në Izrael dhe një shtetet e tjera përreth. Në anën tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se lideri suprem Ajatollah ali-Khamenei ka mbetur i vrarë gjatë sulmeve ajrore në Teheran. Në mesin e të vrarëve iranianë figurojnë edhe figurat e larta ushtarake si dhe këshilltar që gjendeshin brenda objektit që u godit nga raketat /Telegrafi/ ULTIMA HORA - Ataque de cazas estadounidenses al Hospital Gandhi en Teherán Enfermeras del Hospital Gandhi están trasladando a los recién nacidos mientras la zona es bombardeada. pic.twitter.com/Yc5LiO4Fjl — HispanTV (@Nexo_Latino) March 1, 2026