Udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë - të njohur si E3 - kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët mbi sulmet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme. Ata i përshkruajnë sulmet me raketa nga Irani si "pa dallim dhe joproporcionale" dhe thonë se do të "ndërmarrin hapa", për të mbrojtur interesat e tyre kombëtare dhe ato të aleatëve në rajon. Këto hapa potencialisht mund të përfshijnë mundësimin e veprimeve të nevojshme dhe proporcionale mbrojtëse për të shkatërruar raketat dhe dronët e Iranit në burimin e tyre, thuhet në deklaratë. Udhëheqësit kanë rënë dakord të punojnë së bashku me SHBA-në dhe aleatët e tjerë në rajon për ta arritur këtë. Ndryshe Mbretëria e Bashkuar edhe zyrtarisht i është bashkuar operacionit ushtarak shumëkombësh në Iran, duke e bërë zyrtare këtë nismë kryeministri Keir Starmer. /Telegrafi/