Seri shpërthimesh dëgjohen mbi Jerusalem pasi zbulohen raketa iraniane

Një seri shpërthimesh dëgjohen mbi Jerusalem pasi zbulohen raketa iraniane Sirenat e sulmeve ajrore janë ndezur dhe shpërthimet janë dëgjuar mbi Jerusalemin Perëndimor, pasi ushtria izraelite tha se zbuloi raketa të lëshuara nga Irani drejt Izraelit. "Pak kohë më parë [ushtria izraelite] identifikoi raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të shtetit të Izraelit", tha ushtria, transmeton Telegrafi. "Sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur kërcënimin", shtoi deklarata, duke i bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në strehimore. Në anën tjetër, mediat iraniane raportojnë se izraelitët kanë goditur një spital në kryeqytetin e Iranit. Deri më tani nuk raportohet për të vrarë apo plagosur në sulmin mbi spital. /Telegrafi/ BREAKING: An Iranian ballistic missile directly struck struck Negev, southern Israel. pic.twitter.com/JB5IcqTRtw — Current Report (@Currentreport1) March 1, 2026