Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes, beson se Sandro Tonali do të ishte përforcimi ideal për mesfushën e ish-klubit të tij. “Djajtë e Kuq” pritet të synojnë dy mesfushorë gjatë verës së ardhshme, sidomos pas largimit të konfirmuar të Casemiros, ndërsa emra të ndryshëm kanë nisur të qarkullojnë si opsione të mundshme. Scholes vlerësoi edhe Moises Caicedon dhe Alexis Mac Allisterin, por e veçoi Tonalin si mesfushorin më të mirë aktualisht në Ligën Premier, madje duke e vendosur përpara Declan Rice të Arsenalit. “Më pëlqen jashtëzakonisht shumë Sandro Tonali. Është brilant. Shumë i mirë. Në këtë fazë, ndoshta do të shkoja për të”. “Po, do të përmendni Declan Rice, por mendoj se ai (Tonali) është më i mirë se Rice. Mos më keqkuptoni, më pëlqen shumë Rice – i ka të gjitha”. “Por ndonjëherë prek topin shumë herë dhe përpiqet të bëjë gjëra shumë të bukura. Mund t’i bëjë të gjitha, por mendoj se nuk bën mjaftueshëm. Kjo është arsyeja pse do ta preferoja Tonalin, megjithëse të dy janë lojtarë të mirë”, shtoi ai. Ndërkohë, Man United zë pozitën e tretë në Ligën Premier pas fitores ndaj Crystal Palace, kurse në mesjavë e pret përballja e vështirë ndaj Newcastle Utd./ Telegrafi /