Edon Zhegrova i përfshirë në dy gola, Juventusi merr një pikë të madhe ndaj Romës

Sulmuesi Edon Zhegrova ka shkëlqyer si zëvendësues në barazimin e Juventusit në udhëtim te Roma. Vendasit ishin duke triumfuar me rezultat 3-1, por pas hyrjes në lojë të yllit së Kosovës, “Zonja e Vjetër” e barazoi rezultatin në 3-3 për të marrë një pikë. Lorenzo Pellegrini kishte një mundësi të mirë pas vetëm disa minutave lojë, por shtylla shpëtoi Juventusin. Ishte Wesley Ffranca që shënoi një supergol për të kaluar Romën në epërsi (39’). Sidoqoftë, në fillimin e pjesës së dytë – Juventusi u kundërpërgjigj përmes Francisco Conceicao që shënoi nga afërsia pas një topi të kthyer (47’). Roma megjithatë arriti ta rikthejë epërsinë falë Evan Ndicka që shënoi pas harkimit të Pellegrinit (54’). Roma veçse e shtoi dominimin përmes Donyell Malen që nuk dështoi përballë portierit mysafir pas asistimit të Kone (65’). Sidoqoftë, me hyrjen në fushë të Zhegrovës ndryshoi edhe loja. Fillimisht harkoi për mrekulli, ku Boga përfitoi nga një top i kthyer për ta ngushtuar epërsinë (78’). E në minutën e fundit të lojës, nga harkimi i Zhegrovës përfitoi Federico Gatti që realizoi për epilogun 3-3 (90+3’). Kësisoj, Roma zë pozitën e katërt me 51 pikë ndërsa Juventusi në vendin e gjashtë me 47 sosh. /Telegrafi/