Përveç trafikut, edhe projektet e tjera kapitale në kryeqytet po shihen si shumë të rëndësishme për përmirësimin e jetesës së qytetarëve. Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin në vlerë prej 151 milionë eurosh. Sipas njohësve të qeverisjes lokale, fakti që ato janë në buxhet, nuk do të thotë që automatikisht edhe do të realizohen. Javë më parë, Kuvendi Komunal i Prishtinës miratoi buxhetin për vitin 2026, në vlerë prej 151 milionë eurosh. Njohës të qeverisjes lokale thonë se pavarësisht ndarjes së buxhetit, realizimi i projekteve varet nga shume faktorë. “Procedurat e tejzgjatura, të prokurimit, ankesa në tender, probleme teknike rreth tenderit. Cështjet e shpronësimit“, tha Valmir Ilazi, njohës i qeverisjes lokale. E nga Vetëvendosje në Prishtinë thonë se qytetarët nuk duhet të kenë pritje të mëdha, pasi sipas tyre, ka projekte jetike të cilat ose janë paraparë me shuma minimale ose nuk janë paraparë fare. “Janë ndarë buxhete të mëdha, për projektet të cilat kanë ndalesa gjyqësore, vërejtje nga ministritë e ndryshme , me probleme të natyrës ligjore o procedurale. Këto tregojnë se edhe realizimi i këtij buxheti do të jetë negative”, theksoi Feim Osmani nga LVV. Lidhja e Arbërisë me Pallatin e Rinisë, nënkalimi Agim Ramadani e sheshi Xhorxh Bush po shihen nga ekzekutivi i Komunës së Prishtinës, të domosdoshme për t`u realizuar. “Të gjitha këto projekte gjendën në unazën e brendshme të qytetit, dhe mundësojnë gjithashtu këtë tollovi në trafik. “E kemi edhe vazhdimin e rrugës A e cila pritet që deri në maj apo qershor të këtij viti, Pastaj kemi edhe deportimin e Veternikut, që e lidh rrugën A me lagjen Emshir”, theksoi Gëzim Kastrati, drejtor i transformimit. Kuvendi i Kosovës ditë më parë ka miratuar rekomandimin që buxheti për Prishtinën të përfshihet në planifikimin buxhetor të këtij viti./RTK