Mëngjese të ftohta por me temperatura pranverore gjatë ditës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot (e hënë) moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga -4 deri -1°C dhe ato maksimale prej 12- 17°C. Kjo javë parashihet të vazhdoj me mot të mire, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu. Temperaturat minimale gjatë javës pritet të lëvizin ndërmjet -4°C dhe 4°C, ndërsa maksimalet e ditës do të sillen nga 6°C deri në 14°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme. /Telegrafi/