Digjen 2 makina luksoze, zjarrëvënie e qëllimshme

Dy automjete janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e së dielës në zonën e Skelës, në Vlorë, pak pas mesnate. Dyshohet se fillimisht i është vënë flaka një automjeti tip “Benz” me targa AB 550 LV, ndërsa më pas zjarri është përhapur edhe te një automjet tjetër tip “BMW” me targa AB 652 UI.