Pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova, dyshja Londrim dhe Klodi janë parë sërish bashkë, duke treguar se marrëdhënia e tyre nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të shtëpisë. Një postim i përbashkët në rrjetet sociale ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave të tyre. Të veshur me veshjet e natës finale, dyshja duket se e kanë shkrepur fotografinë menjëherë pas përfundimit të spektaklit, duke ruajtur emocionet e asaj mbrëmjeje të madhe. Klodian/Instagram Në përshkrimin e fotografisë, Klodi shkroi: “Vëllezër me zgjedhje, të lidhur nga zjarri. Nga të panjohur u bëmë njerëz të vërtetë brenda shtëpisë më të çmendur, ajo që ndërtuam është më e madhe se loja. Respekt, besnikëri, kujtime për jetën. Unë dhe Londrimi, gjithmonë të vërtetë”. Ky mesazh nxiti reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e interpretuan si një konfirmim se miqësia e tyre vazhdon edhe jashtë lojës. Komentet ishin pozitive, me shumë fansa që vlerësuan lidhjen e krijuar mes tyre gjatë rrugëtimit në format. Duket se, pavarësisht garës dhe presionit të lojës, raporti mes Londrimit dhe Klodit ka mbetur i fortë, duke dëshmuar se për disa banorë, Big Brother VIP Kosova ishte më shumë se një lojë ishte një përvojë që krijoi lidhje të qëndrueshme edhe pas finales. /Telegrafi/