Pas suksesit të saj pas BBVK, emri i Xheneta Fetahut po qarkullon fuqishëm si një nga kandidatët e mundshëm për edicionin e ri të Ferma VIP. Fansat po spekulojnë për rikthimin e saj në reality show, sidomos pas postimeve të fundit në rrjetet sociale. Kur u pyet nga ndjekësit në Instagram nëse do të marrë pjesë, Xheneta nuk dha një përgjigje të prerë. Xheneta Fetahu/InstaStory Ajo postoi një “Hmmmmmmm” së bashku me një fotografi ku shfaqej me kapele prej kamoshi, detaj që duket se i përshtatet atmosferës së programit. Në formatet televizive, personazhet e njohur shpesh shmangin përgjigjet e drejtpërdrejta për të ruajtur misterin dhe kuriozitetin e publikut. Në këtë rast, heshtja e saj po interpretohet nga fansat si një shenjë e mundshme e pjesëmarrjes. Mbetet të shihet në javët e ardhshme nëse Xheneta do t’i bashkohet sfidave të Ferma VIP dhe si do të ndikojë kjo në dinamikën e edicionit të ri. /Telegrafi/