Një person ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës. Viktima dyshohet se ka vdekur papritmas në vendin e tij të punës në një pompë të derivateve në rrugën “Papa Klimenti”. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi. Ai bëri të ditur se policia është njoftuar nga emergjenca e qytetit për një person pa shenja jete. Gashi tha se i njëjti u gjet në pompë të derivateve, derisa nuk dha më shumë detaje tjera. “Njësitet kompetente janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin”, tha ai. /Telegrafi/