Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti në një lokal nga arka kishte marrë një shumë të hollash. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 15.02.2026 në fshatin Shkabaj. Tutje thuhet se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Fshati Shkabaj 15.02.2026 - 05:55. Me 01.03.2026 është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur në një lokal nga arka kishte marrë një shumë të hollash. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajte”, thuhet në raport. /Telegrafi/