Një banor i Australisë gjeti një piton të madh në banjon e shtëpisë së tij dhe menjëherë telefonoi një “kapës” gjarpërinjsh për ta larguar. “Sunshine Coast Snake Catchers 24/7” ndau një video që tregon skenën me të cilën u përball personi i kontaktuar kur shkoi në atë shtëpi. Videoja tregon Wooly-n duke hapur derën e banjës për të gjetur një piton që rrëshqiste nëpër dysheme. Postimi paraqiti dy shpjegime të mundshme për mënyrën se si gjarpri përfundoi në banjo: ra përmes vrimës së ventilimit ose u fut fshehurazi gjatë ditës dhe u fsheh deri natën. Gjarpri u hoq në mënyrë të sigurt nga shtëpia dhe u zhvendos në një zonë më të përshtatshme. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Sunshine Coast Snake Catchers 24/7 (@sunshinecoastsnakecatchers)