Mbrojtësi i Kosovës Albian Hajdari ka zënë vend në formacionin e javës në Bundesliga. Ylli i Kosovës zhvilloi një paraqitje solide ndaj St.Paul, pavarësisht që Hoffenheimi pësoi humbje me rezultat 0-1. “ SofaScore ” e ka vlerësuar me notën 7.8, e mjaftueshme për të zënë vend në formacionin më të mirë të javës, pranë emrave si bashkëlojtari Coufal, Harry Kane e Undav. Formacioni më i mirë i xhiros në Bundesliga: Ndërkohë, të tre yjet e Kosovës te Hoffenheimi po kalojnë një periudhë fantastike – që është lajm i shkëlqyer duke llogaritur se më vonë këtë muaj luajmë play-offin e Kupës së Botës 2026./ Telegrafi/