Basketbollistja e Kosovës, Astera Tuhina, ka përmbyllur sezonin e rregullt në NCAA me skuadrën e Oregon Ducks, duke u nderuar në ceremoninë e veçantë të Senior Day. Në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt, Oregon u përballë me Washington Huskies, ku Tuhina kontribuoi me një treshe të rëndësishme, duke lënë sërish gjurmë në parket. Edhe pse sfida përfundoi me humbje të ngushtë 70-69 për Ducks, vëmendja ishte e përqendruar te ceremonia emocionuese e nderimit të senioreve. Pas përfundimit të sezonit të rregullt, Oregon do të vazhdojë garën në Big Ten Women's Basketball Tournament, ku Ducks futen si ekipi i renditur i 11-ti dhe do të përballen me Purdue Boilermakers në raundin e parë. Për Tuhinën, ky sezon përfaqëson një kapitull të rëndësishëm në karrierën e saj universitare në SHBA, duke përfaqësuar me dinjitet jo vetëm Oregonin, por edhe Kosovën në një nga konferencat më të forta të basketbollit universitar amerikan. Astera është pjesë e Kosovës A, e më pas ka qenë pjesë e grupmoshave, derisa është një lojtare me të ardhme të ndritur. Kujtojmë se Astera në vitin 2022 ka përfaqësuar Kosovën në FIBA Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla, duke hyrë në Top 5 të kampionatit. Astera vazhdon të jetë një nga ambasadoret më të mira të basketbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/