Një enigmë që duket shumë e thjeshtë ka pushtuar sërish rrjetet sociale, duke sfiduar mijëra përdorues. Detyra është e qartë: gjej të gjithë numrat e fshehur në figurë dhe llogarit shumën e tyre. Por pikërisht këtu fillon konfuzioni, pasi shumë njerëz nuk arrijnë t’i dallojnë të gjitha shifrat e fshehura. Në shikim të parë duket se ka vetëm disa numra, por duke vëzhguar me kujdes nga lart poshtë, mund të dallohen shtatë shifra: 6, 8, 9, 1, 2, 4 dhe 0. Ata që i identifikojnë të gjitha arrijnë në rezultatin përfundimtar — 30. Enigma është bërë virale sepse shumë persona harrojnë numrin 0 ose ngatërrojnë format e mbivendosura. Pikërisht ky detaj i vogël e bën enigmën më sfiduese sesa duket. /Telegrafi/