Xiaomi ka prezantuar smartfonin e ri Leica Leitzphone në një event në Barcelona, duke e sjellë për herë të parë globalisht këtë model të fokusuar te fotografia. Pajisja është zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë gjermane Leica dhe vjen me një “unazë fizike rrotulluese” rreth kamerës për kontroll të zoom-it dhe ekspozimit. Telefoni ka katër kamera, përfshirë një sensor kryesor 50MP me madhësi 1-inch dhe një telefoto 200MP, duke synuar përdoruesit që kërkojnë cilësi profesionale fotografike. Leitzphone përdor procesorin Snapdragon 8 Elite Gen 5, ekran 6.9-inch LTPO OLED me ndriçim deri në 3,500 nits dhe sistemin HyperOS 3. Bateria prej 6,000 mAh mbështet karikim të shpejtë 90W me kabllo dhe 50W pa tela, ndërsa pajisja ka certifikim IP68 për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit. Modeli ofrohet globalisht në një version të vetëm me 16GB RAM dhe 1TB hapësirë ruajtjeje, i disponueshëm vetëm në ngjyrë të zezë. /Telegrafi/