Gjigantët e La Ligës, Barcelona, nuk janë i vetmi klub i interesuar për yllin e Interit, Alessandro Bastoni, pasi Arsenali dhe Liverpooli gjithashtu e kanë 'eksploruar' situatën e mbrojtësit italian, sipas Caughtoffside. Gjigantët e Ligës Premier, Arsenal dhe Liverpool, i kanë vënë syrin yllit të Interit dhe Italisë, Bastoni. Sipas Caughtoffside, Liverpool e sheh Bastonin si një zëvendësim të mundshëm për Virgil Van Dijk, ndërsa Arsenali mendon se mbrojtësi italian do t’i përshtatej stilit të lojës së Mikel Artetas. Raportet e mëparshme sugjeronin se Barcelona është gjithashtu e interesuar për Bastonin, dhe mbrojtësi i katalanasve, Pau Cubarsí, madje e ka lavdëruar publikisht 26-vjeçarin. Kontrata e Bastonit në “San Siro” skadon në qershor të vitit 2028 dhe Interi është i gatshëm t'i ofrojë atij një marrëveshje të re deri në vitin 2030. Mbrojtësi italian është titullar i rregullt për Nerazzurrët. Ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë gjashtë asiste në 33 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. Ai gjithashtu ka shënuar tre gola në 41 paraqitje me ekipin kombëtar të Italisë, duke fituar Euro 2020. / Telegrafi /