Momenti kur raketa iraniane godet një lagje në Beersheba të Izraelit

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një raketë iraniane shpërthen në një lagje të banuar në Beersheba të Izraelit. Ekipet emergjente njoftuan se 19 persona janë lënduar, derisa shkëmbime zjarri mes Izraelit dhe Iranit po vazhdojnë edhe në ditën e tretë, transmeton Telegrafi. Në anën tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar personalisht se në sulmet ajrore ka mbetur i vrarë lideri suprem Ajatollah Ali-Khamenei. Në këto sulme janë vrarë edhe shumë eprorë të lartë ushtarakë iranian, kurse së fundmi po raportohet se edhe gruaja e Khameneit ka humbur jetën. Në video shihet kur raketa bie në lagjen e banuar dhe shkaktohet një shpërthim i fuqishëm. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com