Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendje të madhe në Los Angeles, pasi tregon një moment tensioni mes yllit të Lakers, Luka Doncic, dhe trajnerit të ekipit, JJ Redick . Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes kur Redick vendosi ta nxirrte nga loja basketbollistin slloven. Vendimi nuk u prit mirë nga Doncic, i cili reagoi menjëherë, duke shkëmbyer disa fjalë me trajnerin në stol. Luka had to be held back from JJ Redick pic.twitter.com/cwyB61XAmy — BrickCenter (@BrickCenter_) March 2, 2026 Në një moment, situata u tensionua aq sa shokët e skuadrës u detyruan të ndërhyjnë për ta qetësuar 25-vjeçarin dhe për të shmangur përshkallëzimin e debatit. Megjithatë, gjithçka u mbyll shpejt dhe nuk pati ndonjë incident më të madh. Pavarësisht episodit, Lakers arritën një fitore bindëse ndaj Sacramento Kings me rezultatin 128:104. Light work for Luka pic.twitter.com/Ix9hl1ZS1N — Los Angeles Lakers (@Lakers) March 2, 2026 Doncic ishte më i miri në parket për ekipin e tij, duke e mbyllur ndeshjen me 28 pikë, pesë kërcime dhe nëntë asistime. /Telegrafi/