Monika Kryemadhi befason me deklaratën: Mateo pëlqen Selin

Gjatë një interviste për Top Albania Radio, opinionistja e këtij sezoni të Big Brother VIP Albania, Monika Kryemadhi, bëri disa deklarata që pritet të ndezin diskutime. E pyetur për zhvillimet e fundit në shtëpi, veçanërisht për raportin mes Mateos dhe Brikenës, ajo dha një vlerësim befasues. Sipas Kryemadhit, pavarësisht vëmendjes që ka marrë Brikena, ndjenjat e Mateos mund të jenë diku tjetër. Foto: YouTube Ajo u shpreh se Mateo duket se ka simpati për Selin, duke shtuar se ky pëlqim mund të jetë i ndërsjellë dhe madje të vazhdojë edhe pas përfundimit të formatit. Në vlerësimin e saj, Selin po përjeton një situatë të ndërlikuar emocionale në shtëpi, pasi marrëdhëniet me djemtë kanë ndryshuar ndjeshëm. Kryemadhi theksoi se pas një periudhe të gjatë bashkëpunimi në lojë, raporti i Selin me një prej tyre është përkeqësuar aq shumë sa ajo shfaq tashmë një reagim të fortë negativ. Ndërsa lidhjen e saj me Gimbo e interpretoi si një mbështetje të thjeshtë njerëzore për të përballuar presionin e izolimit, jo si diçka më të thellë. /Telegrafi/ - YouTube youtu.be