Deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës , Besnik Tahiri , ka reaguar lidhur me situatën politike para votimit për president, duke thënë se vetëm 48 orë para seancës, fituesi i zgjedhjeve ende nuk ka as emër, as propozim konkret për kandidatin. Tahiri ka kritikuar takimet mes partive, duke i cilësuar ato si “konsum publik” dhe deklaratat për konstruktivitet si “fasadë”. Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk ka kandidat konsensual, prioritet t’i evitojmë zgjedhjet “Edhe 48 orë kanë mbetur deri te votimi i presidentit, ndërsa fituesi i zgjedhjeve ende nuk ka as emër e as propozim konkret. Takimet duken më shumë për konsum publik, fjalët për ‘konstruktivitet’ janë vetëm fasadë, sepse këtu veç konstruktivitet nuk ka,” ka shkruar ai. Sipas Tahirit, situata aktuale po prodhon vetëm skenarë hipotetikë që çojnë nga një krizë në tjetrën. Ai e ka quajtur këtë qasje “papërgjegjësi pa kufi”.