Pas spekulimeve e dyshimeve, Miri thotë se ka marrëdhënie shumë të shëndetshme me bashkëshorten

Pas spekulimesh dhe thashethemesh në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Miri, ka vendosur të flasë hapur për marrëdhënien e tij me partneren jashtë programit. Banori i njohur ka biseduar me një prej banoreve të reja, duke dhënë detaje që synojnë të sqarojnë situatën dhe të shmangin keqkuptimet mes pjesëmarrësve dhe publikut. Ai theksoi se lidhja e tij është “absolutisht e shëndetshme”, duke u shprehur se partnerja e tij e njeh mirë dhe nuk ka arsye për t’u shqetësuar për sjelljet e tij brenda shtëpisë së BBV-së. Foto: Instagram Ky pohim duket si një përpjekje për të qetësuar tensionet që krijohen shpesh nga diskutimet dhe rivalitetet mes banorëve brenda formatit. Miri shtoi se partnerja e tij nuk është xheloze dhe ka një nivel të lartë besimi ndaj tij. “E di karakterin tim, nuk është xheloze sepse e di si jam unë, më beson”, tha tutje. Miri u keqkuptua nga kjo pas raportit që krijoi brenda me Selin Bollatin, për shkak të krevatit ku flenë së bashku në fillim. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)