Federata Sllovake e Futbollit (SFZ) po përballet me një krizë të thellë financiare vetëm pak ditë para përballjes së rëndësishme me Kosovës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Kosova do të udhëtojë në Sllovaki me 26 mars, për ndeshjen gjysmëfinale, ku pastaj fituesi luan me fituesin e çiftit Turqi-Rumani. Dokumentet e rrjedhura nga mjedisi i SFZ zbulojnë pagesat reale të trajnerit kryesor të ekipit kombëtar, Francesco Calzona, dhe stafit të tij. Sipas dokumenteve, SFZ i detyrohet Calzonës një total prej 140,000 eurosh për muajt nëntor dhe dhjetor 2025, pasi pagat e tij janë vonuar disa herë, shkruan mediumi sllovak Sport24.sk. Kjo e bën pagën reale mujore të trajnerit të arrijë deri në 70,000 euro, shumë më e lartë sesa ishte raportuar publikisht më parë. “Paga e Calzonës u vonua për tre muaj dhe jo një herë”, pranoi presidenti i SFZ, Ján Kováčik. Sipas dokumenteve të rrjedhura, Calzona fiton deri në 840,000 euro në vit. Së bashku me Calzon dhe stafin e tij, pagat i kushtojnë Federatës Sllovake të Futbollit rreth 1.37 milion euro në vit. Kjo situatë vjen në një moment ku Sllovakia përballet me Kosovën në play-offin e kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026. /Telegrafi/