Producentja e Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti, është shprehur krenare me këtë edicion të këtij reality shou. Ajo e ka konsideruar si një mision të kompletuar, derisa ka njoftuar se po niset drejt Shqipërisë. “Mision i kompletuar. Të dua Kosovë. Iki në shtëpi tani”, ka shkruar ajo në një InstaStory. Foto: Instagram Është edicioni i dytë i Big Brother Kosova që për producente ka Olsën, ndonëse sivjet nuk u prit edhe aq mirë. Ajo ka marrë kritika si për kastin e po ashtu edhe organizimin e këtij formati. Këtë vit fitues u shpall konkurrenti nga Peja, Londrim Mekaj. Në vend të dytë Elijona Binakaj dhe në vend të tretë u rendit Ludo Lee. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Olsa Muhameti (@olsamuhameti)