Ministri i Jashtëm iranian i kishte bërtitur të dërguarit të posaçëm të Trumpit

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bërtiti të dërguarit të posaçëm të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff, gjatë një takimi të enjten në Gjenevë, që synonte të shmangte një konflikt ushtarak, sipas një raporti të NBC News. Duke cituar një zyrtar të lartë, raporti thotë se Araghchi filloi t'i bërtiste Ëitkoff dhe dhëndrit të Trump, Jared Kushner, pasi diplomati iranian pretendoi se vendi i tij ka një "të drejtë të patjetërsueshme" për pasurimin e uraniumit, duke bërë që Witkoff të përgjigjej duke thënë se SHBA-të kanë një "të drejtë të patjetërsueshme" për të ndaluar Iranin. "Nëse preferoni, mund të iki", citohet t'i ketë thënë Witkoff Araghchi-t në përgjigje të britmave të tij, transmeton Telegrafi. Zyrtari i lartë amerikan i tha NBC-së, se Witkoff dhe Kushner më pas e informuan Trumpin, i cili ishte "i hutuar". Më pak se dy ditë më vonë, SHBA-të po godisnin Iranin. Në anën tjetër, Trump ka njoftuar se sulmet mund të zgjasin katër deri në pesë javë në Iran, duke u zotuar se nuk do të ndalet derisa të arrihet qëllimi. /Telegrafi/