Trendi i ri i bukurisë rrëzon rregullin e vjetër – thinjat nuk fshihen më

Reklamat për ngjyrat shtëpiake të flokëve, për dekada na kanë bindur se sapo shfaqen disa fije të argjendta, zgjidhja e vetme është: t’i mbulojmë Me vite jemi mësuar t’i presim thinjat e para me parehati dhe të kërkojmë menjëherë mënyra për t’i fshehur. Por trendi i bukurisë i quajtur “quiet silver” (“thinje e heshtur”) e hedh poshtë idenë se thinjat duhet të fshihen dhe nxit një bashkim natyral të ngjyrës suaj me fijet e thinjura. Ideja e pranimit gradual të thinjave nuk është e re, por së fundmi u riemërtua dhe u popullarizua nga Annabelle Taurua nga Fresha, platformë globale për rezervime në sallone, e cila në bisedë për Glamour e përdori shprehjen “quiet silver”, shkruan Allure. Kalimi në thinja është proces personal: secili vjen me ngjyrë fillestare tjetër, me përqindje tjetër thinjash dhe me pritje të ndryshme. Prandaj, gjithçka nis me këshillim të mirë me një profesionist. Koloristja Farah Hurdle e quan qasjen e saj “greyblending” (integrim i thinjave). Ajo thotë se në fillim theksohen zonat me më shumë fije argjendi, ndërsa pjesët më të errëta zbuten me “lowlighting”, duke përdorur tonerë dhe ngjyra gjysmë të përhershme për t’i dhënë flokut dimension. Nga L’Oréal Professionnel thonë se kanë zhvilluar metodën “French blending”, dhe se qasja përshtatet sipas nivelit të pranimit të thinjave, siç shpjegon stilisti dhe bashkëpunëtori global kreativ Jacob Habib Khan, transmeton Telegrafi. Abaca Press Zbutja fillestare krijon kontrast të lehtë me thinjat e para që kalimi të duket natyral. Stapimi i rrënjës zbut vijën e fortë të ndarjes (“efekti i helmetës”). Zbutja fillestare pranon thinjat dhe sjell ndryshim më të dukshëm. “French blending” bazohet në qasje individuale: për disa funksionojnë mikropramenët, për të tjerë më shumë balayage, çelësi është të imitohet modeli natyral i thinjave për kombinimin më të mirë. Nëse ju duket se kalimi është më i lehtë te flokët e çelëta, keni të drejtë, sepse kontrasti është më i vogël, thotë koloristja Victoria Suarez. Megjithatë, Jacob Habib Khan thekson se “absolutisht çdo ngjyrë floku” mund të duket shkëlqyeshëm kur thinjat integrohen si duhet. Shumë njerëzve u duhet kohë t’i pranojnë plotësisht thinjat, prandaj është në rregull të qëndrohet një kohë në fazën kalimtare. Për mirëmbajtje, thotë Victoria Suarez, merret parasysh ngjyra bazë dhe sa tone të ngrohta doni të ruani. Te flokët e çelëta rekomandohet shampo vjollcë një herë në javë për të shmangur zverdhjen. Te flokët e errëta këshillohet shampo për flokë të ngjyrosur, që ruan thellësinë dhe intensitetin e ngjyrës. /Telegrafi/ /Telegrafi/