Ushtria izraelite ka publikuar një video që tregon një pilot aeroplani luftarak të Forcave Ajrore Izraelite, duke shmangur një raketë iraniane të mbrojtjes ajrore gjatë operacioneve mbi Iranin. "Ka një tjetër lëshim, duke u drejtuar mbi retë", dëgjohet piloti duke thënë në video. Sipas IDF-së, aeroplani kishte kryer sulme në Teheran, transmeton Telegrafi. Ushtria thotë se aeroplanët luftarakë izraelitë kanë kryer mbi 1,000 fluturime mbi Iranin që nga fillimi i konfliktit të shtunën. Madje kanë goditur objekte të rëndësishme që shërbenin si strehë për eprorët e lartë ushtarakë iranian. /Telegrafi/ ״יש שיגור נוסף, מסיט אותנו, עולה מעל העננים״ תיעוד מיוחד: טייס קרב שתקף בטהרן מתחמק מטיל איראני ששוגר לכיוונו עד כה חיל-האוויר ביצע יותר מ-1,000 גיחות קרב מעל שמי איראן. pic.twitter.com/tm0q2aMjqL — Israeli Air Force (@IAFsite) March 2, 2026