Christina Applegate për betejën me sëmundjen: Vetëm të ecësh nëpër dhomë të duket si të ngjitesh në një mal

Aktorja Christina Applegate ka folur për jetën me sklerozën multiple, duke thënë se sëmundja ka 'gëlltitur gjithçka që e konsideroj të mirëqenë'. Ajo u diagnostikua me sëmundjen në vitin 2021 dhe shëndeti i saj është përkeqësuar ndjeshëm që atëherë. Pohon se më parë vraponte, bënte ushtrime fizike dhe luante tenis, por tani e kalon pjesën më të madhe të kohës në shtrat me dhimbje të forta. Christina Applegate Skleroza multiple është një sëmundje e sistemit nervor që përfshin trurin, palcën kurrizore dhe nervat optikë, duke shkaktuar simptoma të shumta, nga humbja e shikimit dhe dhimbja deri te problemet e koordinimit. Në një tekst emocional për The Guardian, Applegate përshkroi se si është të jetosh me këtë gjendje dhe pse ajo nuk ka më "durim për gjëra të pakuptimta". Applegate tha se disa ditë zgjohet me dhimbje të forta kur nuk mund ta lëvizë krahun për të marrë një gotë me ujë pranë shtratit ose për të marrë telefonin celular nga karikuesi. Infuzionet që merr për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes e bëjnë atë më të ndjeshme ndaj shumë infeksioneve. "Shumicën e ditëve, vetëm të ecësh nëpër dhomë ndihesh sikur të ngjitesh në një mal. Një nga efektet anësore më të këqija të kësaj sëmundjeje është lodhja. Ndihem sikur kam qenë në një festë tre-ditore pa gjumë, dhe ndihem kështu edhe pas një gjumi të mirë natën. Për shkak të kësaj, kaloj shumë kohë në shtrat, e mbështetur pas jastëkut tim", tha mes tjerash. /Telegrafi/