Londrimi: Kjo fitore për mua do të thotë përjetimi i një ëndrre

Në Post Big Brother, Londrim Mekaj, ka ndarë emocionet pas finales së madhe, ku u shpall fitues. Ai theksoi se është akoma i emocionuar dhe se nuk ka mundur as të fle, pas asaj që ndodhi. Londrimi thekson se ishte një ndjesi e papërshkruar dhe se i ka bërë përshtypje vlerësimi që ia kanë bërë njerëzit. Foto: YouTube "Unë akoma jam i emocionuar me finale s'kam mundur as të fle. Ndjesi e papërshkruar, nuk ka fjalë që e përshkruan ndjesinë", u shpreh ai. Tutje tha: "Më ka bërë përshtypje vlerësimi për personin që jam, fakti që kam arritur të bëj këtë gjë. Për krejt këtë që kam bërë, me dalë faqebardhë nga këtu. Ia kam arritur qëllimit, nuk e kam pritur aq shumë". "Kjo fitore për mua do të thotë përjetimi i një ëndrre, ëndërr me qenë në Big dhe me fitu. E kam ndjerë", shtoi nga ana tjetër. Londrimi arriti të fitoj çmimin e madh këtë edicion prej 124 mijë eurosh. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com