Klodian Mihaj në Post Big Brother e ka pranuar se ka një pëlqim për Elijona Binakajn. Ndonëse kjo nuk pritej, pasi në kohën se ishte brenda këtij formati ka qenë më i rezervuar. I njëjti theksoi se nuk ka dashur të shprehet, pasi do dilte si tradhtar, për shkak se kishte lidhje jashtë. Foto: YouTube "E kam menduar se dal si tradhtar nëse them se më pëlqen dikush. Nuk ka qenë e lehtë", tha ai. Elijona nga ana tjetër tha: "Normal që u shlirova më në fund e tha. Unë shumë shpesh i kam thënë se nuk është i sinqertë me veten e vet, nuk kam dashur t'ia nxjerr me zor". Foto: YouTube "Edhe unë e kam marrë rrezikun që i kam shprehur pëlqim", shtoi mes tjerash banorja. Mbetet për t'u parë nëse do të ketë diçka më shumë mes tyre jashtë Big Brother. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com