Këtë të martë është zyrtarizuar lirimi nga detyra i Ilir Prodës, me firmën e kryeministrit Edi Rama. Proda është larguar nga drejtimi i Policisë së Shtetit pas paraqitjes së dorëheqjes. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare i hap rrugë hapjes së garës për drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë.