Klodi e konfirmon se e dashura e tij ishte në Prishtinë në ditën e finales: Jemi takuar

Në Post Big Brother, Klodian Mihaj, e pranon se e dashura e tij italiane ka qenë në Prishtinë në ditën e finales së këtij edicioni. Ajo theksoi se ishte në të njëjtin hotel dhe se kishte ardhur bashkë me familjen e saj. I njëjti shton se kanë biseduar dhe se do ta shohin marrëdhënien e tyre në vazhdimësi. Foto: YouTube "Sinqerisht kam folur me të, kemi biseduar. Kam dëshirë të kem pak kohë për veten time. Pak e bezdisur", tha ajo. Tutje shtoi: "E mora vesh që ka ardhur në Kosovë, ka qenë bashkë me familjen në Kosovë. E kemi takuar". Mbetet për t'u parë në vazhdim nëse do të kenë një raport akoma, apo do të shkëputet tërësisht. Nga ana tjetër, Klodi e pranoi se ka pasur një pëlqim për Elijonën, por që ka hezituar t'ia thotë. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com