Rudiger goditi me gju lojtarin e Getafes - pse nuk reagoi gjyqtari dhe a ishte karton i kuq?

Mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger, ishte protagonist i një momenti shumë të diskutueshëm në përballjen ndaj Getafes, e cila u mbyll 0-1, në favor të mysafirëve. Gjatë një aksioni në fushë, Rudiger goditi me gju në kokë mbrojtësin e Getafes, Diego Rico, i cili në ato çaste ishte i shtrirë në bar. Incidenti shkaktoi reagime të menjëhershme, pasi pamjet televizive treguan një veprim të ashpër dhe josportiv nga ana e përfaqësuesit gjerman. Megjithatë, gjyqtari i takimit, Alejandro Muñiz Ruiz, nuk e ndëshkoi mbrojtësin madrilen as me karton të verdhë. Po ashtu, edhe dhoma e VAR-it nuk ndërhyri për të rishikuar rastin, duke bërë që situata të mbetet pa ndëshkim. ¿Para qué queremos el VAR si no entra en agresiones como la de Rudiger? Es que se ve de forma clara que va a por el jugador del Getafe. Va a hacer el máximo daño posible. Algún día dejará grave a un rival porque no está bien de la cabecita. pic.twitter.com/stfJvsOR1V — -1899- (@_Futbolero_) March 2, 2026 Momenti ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale dhe mes tifozëve, të cilët kërkojnë sqarime për mungesën e reagimit nga gjyqtarët. /Telegrafi/