Elijona pas rastit me dajën në Big Brother: Babai im ka qenë krenar me mua

Elijona Binakaj ka folur në Post Big Brother për situatat që ka pasur brenda, që nuk kanë qenë edhe të lehta. E pyetur për zarfin e kuq, për mesazhin e dajës, finalistja e këtij edicioni tha se e ka bërë krenare babanë e saj. "Babai ka qenë shumë krenar me mua. Në momentin që e sheh që ke arritur të bësh familjen tënde krenare", tha ajo. Foto: YouTube Në anën tjetër shtoi: "Gabime të vogla kemi bërë të gjithë". Elijona thotë se nuk është penduar fare për gjithë rrugëtimin që ka bërë në këtë format. Ajo u shpall finalistja e dytë, pas fitores që e rrëmbeu Londrim Mekaj, kurse në vend të tretë Ludo Lee. Finalistët kanë shprehur ndjesitë e tyre pas Big Brother, për atë që kanë parë jashtë dhe se si u shfaqën në sytë e publikut. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com