Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se kjo javë në Kosovë parashihet të jetë me mot të mirë, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu. IHK njofton se e marta do të jetë me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale nga 13 deri në 17 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/