Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të martën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. SHMU njofton se moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes hera-herës priten të jenë deri të dendura. Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s Deti - Valëzimi forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/