Disa lagje të Kamenicës mbesin pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Hidromorava ka njoftuar qytetarët e Kamenicës se uji nga rrjeti i furnizimit nuk duhet të përdoret për pije në disa zona të qytetit. Sipas njoftimit zyrtar, masa vlen për lagjet Qendra, Dëshmorët e Komanit dhe Beteja e Kikës. Kompania ka bërë të ditur se, për shkak të ndryshimeve në parametrat kimikë, uji aktualisht nuk i plotëson kushtet për konsum dhe mbetet i papijshëm deri në një njoftim tjetër. Autoritetet përkatëse theksojnë se uji mund të përdoret vetëm për nevoja teknike, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje të respektojnë rekomandimin deri në stabilizimin e plotë të gjendjes. / Telegrafi /