Më i vlerësuari i javës në Serie A, Aro Muric pjesë e 11-shes më të mirë

Arijanet Muric ka vazhduar me paraqitje spektakolare në Serie A me fanellën e Sassuolos. Portieri kosovar ka qenë vendimtar në fitoren e Sassuolos 2-1 ndaj Atalantës. 27-vjeçari pati gjashtë pritje ndaj bergamaskëve. E falë paraqitjes fantastike, Aro mori notën më të lartë në ndeshje dhe njëherit më të lartën në Serie A nga SofaScore 9.5. SofaScore e ka publikuar formacionin e javës në Serie A, ku Aro Muric është në portë. Në formacion janë edhe dyshja e Interit, Luis Henrique dhe Federico Dimarco, Dossena dhe Kabasele në mbrojtje. Në mesfushë janë De Roon, Luka Modric dhe Thorstvedt, derisa treshja e sulmit përbëhet nga Berardi, Davis dhe Rodriguez. /Telegrafi/