Merr fund bllokimi pas 11 ditësh! Rihapet qarkullimi për mjetet në Librazhd-Prrenjas

Në orën 11:38 është rihapur zyrtarisht qarkullimi i automjeteve në segmentin e prekur në zonën e Dragostunjës, duke i dhënë fund bllokimit të përkohshëm që krijoi vështirësi për qindra drejtues mjetesh. Segmenti në fjalë, pjesë e aksit kombëtar Librazhd–Prrenjas, ishte bërë i pakalueshëm pas dëmtimeve të shkaktuara në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”. […]